75 Mall Live Search
21:35 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Sulm në një shkollë të Nigerisë, dyshohet për qindra të zhdukur

Dyshohet se qindra nxënës janë zhdukur pasi persona të armatosur bastisën një shkollë të mesme në Nigeri.

Sulmuesit mbërritën me motorë dhe filluan të qëllonin në ajër, duke bërë që njerëzit të largohen, thanë dëshmitarët.

Kjo ndodhi në një shkollë të mjekësisë ku vijojnë mësimet 800 nxënës.

Më shumë se 200 studentë janë shpëtuar, ndërsa ushtria dhe forca ajrore janë bashkuar në kërkimin e të zhdukurve.

Banorët që jetojnë pranë shkollës i thanë BBC se ata dëgjuan të shtëna me armë rreth orës 23:00 të kohës lokale të premten dhe se sulmi zgjati për më shumë se një orë.

Personeli i sigurisë në shkollë arriti të zmbrapsë disa nga sulmuesit para se të mbërrinin përforcimet e policisë, thanë zyrtarët.