E zbulon Patrice Evra: Thierry Henry e ndal televizionin kur Granit Xhaka është kapiten i Arsenalit

Ndëshkimi me të kuq i Granit Xhakës në ndeshjen kundër Burnleyt ka qenë diskutimi kryesor në studion e Sky Sport, me Patrice Evran protagonist.
Francezi ka zbuluar se Thierry Henry e ka ndalur televizionin kur e ka parë Granit Xhakën kapiten të Arsenalit.
“Thierry Henry një ditë më ftoi ta shikoj Arsenalin në shtëpinë e tij. E ndezi televizionin dhe në plan të parë ishte Granit Xhaka që po i printe Arsenalit. Henry e ndali televizionin. Ai tha ‘unë nuk mund ta shoh skuadrën time dhe Granit Xhaka të jet kapiten i saj”, ka thënë Evra.
Xhaka ka qenë i kritikuar vazhdimisht për sjelljet e tij jo sportive te skuadra e Arsenalit. /IndeksOnline/