75 Mall Live Search
23:33 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / C E

Eskalon Ismet Munishi, përdor fjalor të fëlliqtë në statusin e tij të fundit

Ismet Munishi duket se është shumë i prekur me penalltinë që gjyqtari Tefik Maloku ia dha Prishtinës në minutën e fundit të ndeshjes kundër Ballkanit.

Përveç disa kritikave të vazhdueshme që ka bërë gjatë ditës ndaj gjyqtarit, së fundi e ka tepruar me fjalorin e përdorur në një status në Facebook.

“Une jom Baba per juve. Mi rofshi  b(redaktuar) komplet analista , stratega dhe te gjithë komplet. Une jon Baba”, ka shkruar Munishi pa fije Turpi.

Nuk është hera e parë që trajneri i Ballkanit përdor fjalor të tillë në deklaratat e tij. /IndeksOnline/