Krasniqi: Zonës Ekonomike të Vitisë do t’i shtohen disa hektarë për t’i mundësuar hapësire bizneseve të Gjilanit dhe Luginës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka vizitur sot Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë, për të patë nga afër punimet që po bëhen për ta finalizuar këtë projekt të rëndësishëm ekonomik për këtë komunë.
Ai thotë se në bazë të projektit, këtu parashihen të vendosën rreth 40 biznese të fushave dhe veprimtarive të ndryshme.

“U dakorduam që menjëherë, pas finalizimit kësaj zone ekonomike, t’i shtohen edhe disa hektarë për ta rritur hapësirën e saj dhe për t’u mundësuar qasje dhe hapësirë edhe bizneseve të Gjilanit dhe Luginës së Preshevës, që të investojnë në këtë zonë”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas dinamikës së punës, ai ka bërë me dije se në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm priten të vendosen bizneset e para.
Këtë projekt e ka financuar MTI-ja dhe kapë vlerën 1.8 milionë eurove.
Postimi i plotë i ministrit Krasniqi:
Vizitova sot Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku pashë nga afër punimet që po bëhen për ta finalizuar këtë projekt të rëndësishëm ekonomik për këtë komunë.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, më informoi se shumë biznese kanë shprehur interesim për t’u vendosur dhe për të operuar në këtë zonë.
Në bazë të projektit, këtu parashihen të vendosën rreth 40 biznese të fushave dhe veprimtarive të ndryshme.
U dakorduam që menjëherë, pas finalizimit kësaj zone ekonomike, t’i shtohen edhe disa hektarë për ta rritur hapësirën e saj dhe për t’iu mundësuar qasje dhe hapësirë edhe bizneseve të Gjilanit dhe Luginës së Preshevës, që të investojnë në këtë zonë.
Sipas dinamikës së punës, në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm priten të vendosen bizneset e para.
Këtë projekt e ka financuar MTI-ja dhe kapë vlerën 1.8 milion euro.
V.K