75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Intervistohen disa dëshmitarë të rastit ku u shuan babë e bijë, në Prizren

Prizreni është tronditur mbrëmë nga një rast që ka ndodhur në rrugën “Durmish Asllani”.

Zyrtari policor, Salih Mazreku, dhe e bija e tij Leonita janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, derisa dyshimet e para janë se babai fillimisht e ka vrarë vajzën e pastaj veten.

Nga Policia e Kosovës sot kanë bërë të ditur se janë intervistuar disa dëshimtarë familjarë të viktimave, shkruan IndeksOnline.

“Prizren 15.12.2020 – 19:10. Është raportuar se një zyrtar policor dhe vajza e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, prokurori dhe mjekësia ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitarë familjarë të viktimave, me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë marrë nga mjekësia ligjore për obduksion”, thuhet në raport./IndeksOnline/