Iniesta merr goditjen më të madhe të karrierës

Andres Iniesta u dëmtua në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike kundër Suwon Samsungut në “Al Janube Stadium” të enjten dhe u inspektua në një spital në Katar.
Ish-mesfushori i Barcelonës u diagnostikua me këputje të muskulit proksminal të femurit të djathtë, ka njoftuar skuadra e Vissel Kobes në një komunikatë shtypi.
Iniesta u operua në një spital në Barcelonë gjatë ditës së djeshme në prani të mjekëve të klubit.
Operimi ishte i suksesshëm dhe kurimi pritet të jetë deri në katër muaj. /IndeksOnline/