Zemaj i thotë Sindikatës së Infermierëve të presin deri të premten, për t’ua bërë zgjidhjen në kërkesat e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrë së drejtorit të ShSKUK-së, Valboni janë takuar me Sindikatën e Infermierëve.
Në takim është diskutuar për ngritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, por edhe pagesës së orëve shtesë dhe rrezikshmërisë.
Kreu i kësaj sindikate , Fitim Havolli, tha se kanë diskutuar së bashku me ministrin Zemaj dhe i cili u ka kërkuar që të presin deri të premten, ku bashkarisht me kryeministrin do të shohin se si tua bëjnë zgjidhjen.
Ndërsa kanë thënë që deri pas kësaj kohe, nëse nuk ka realizim të kërkesave të tyre, atëherë ata do të mblidhen sërish dhe nuk do të ndalen derisa ato të plotësohen.
Në anën tjetër sekretari i kësaj sindikate Enlirat Duraku deri më sot ka qenë në grevë urie, duke i bërë kështu plotë 8 ditë.
