75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Liverpooli, ky ekip i ndërtuar nga Klopp e mposhtë Tottenhamin e Mourinhos

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, duel ky në kuadër të xhiros së 12’të në Premierligë.
Vendasit e filluan mirë, ku me golin e Mo Salah kaluan në epërsi qysh në minutën e 26 të takimit, shkruan IndeksOnline

Por, nuk vonoi shumë, Son ishte ai që shënoi për t’i barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 33’të të takimit, ku ky gol u cilësua si i dyshimt pasi thuhej se ishte në pozicion jashtë loja, por gjyqtari nuk vendosi ashtu.

Kur po mendohej se takimi do të përfundonte baraz, në skenë doli, Boby Firmino i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90’të të kësaj sfide.

Pra, takimi Liverpool – Tottenham u mbyll në 2:1.