75 Mall Live Search
16:57 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Napolit i lëndohet sulmuesi më i mirë!

Skuadra e Napolit sot ka njoftuar se Dries Mertens do të jetë jashtë fushe për tre javë si shkak i një lëndimi në kofshë.

Sulmuesi i napolitanëve u zëvendësua nga Andrea Petagana gjatë humbjes në 1:0 nga Interi në ‘San Siro’, shkruan IndeksOnline

Në një deklaratë, Napoli konfirmoi që lojtari do të rivlerësohet brenda tre javësh dhe se Mertens ka pësuar një dëmtim të shkallës së pare, por nuk dëmtoi ligamentet në kyçin e këmbës së majtë.