Manchester United me vështirësi fiton ndaj Sheffieldit

Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të javës së 13-të në Premier League, duke mposhtur Sheffield United në udhëtim 2-3.
Marcus Rashford shënoi dy gola e Anthony Martial një tjetër për fitoren e ‘djajve të kuq’.
Ndërsa për Sheffieldin, David McGoldrick realizoi dy herë.
Me këtë fitore Manchester United është ngritur në vendin e 6-të në tabelë me 23 pikë, vetëm 5 larg nga lideri Liverpool. Sheffieldi mbetet i fundit me vetëm 1 pikë.
/Indeksonline/