75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Zemaj i jep lajm të mirë Ferizajit, për ndërtimin e spitalit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, Zemaj tha se çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i tij.

Ai tha se po bëhet maksimumi që të rriten kapacitetet testuese dhe furnizimet me barna në Spitalin e Përgjithshëm dhe të QKMF-ve.

Postimi:

Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i tij.

Tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.

Bashkë me kryetarin e Ferizajt,  z. Agim Aliu, dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve.

Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin e Ferizajt. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna.

Bashkë ia dalim!