75 Mall Live Search
22:06 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Ky është 39 vjeçari që vdiq në aksidentin në Hajvali

Pak më parë Indeksonline raportoi se nga aksidenti që ndodhi me 4 dhjetor në Hajvali, ka ndërruar jetë këmbësori i goditur, pasi nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra.

Indeksonline mëson se 39 vjeçari i ndjerë është Blerim Zeqiri, nga fshati Janjevë.

Lajmin për vdekjen e 39 vjeçarit Indeksonline e konfirmoj zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot (18.12.2020), rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur me datën 04.12.2020, në fshatin Hajvali ka ndërruar jetë.  “

“Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i  viktimës B.Z (mashkull) 39 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor”, u shprehë ajo./Indeksonline/