75 Mall Live Search
16:48 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / Blerim

Parisi tregon se kur do të rikthehet Neymar!

Skuadra e Parisit ka njoftuar sot të gjithë tifozët e saj për lëndimet e futbollistëve dhe rikthimin e mundshëm të tyre.

Neymar i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Marseille, thuhet se do të kthehet në Janar të vitit 2021, shkruan IndkesOnline

Lajmin e  ka bërë të ditur vet klubi i Paris SG përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në ‘Twitter’.

Danilo Pereira, ai do të kthehet në veprim në janar.

Neymar Jr (kyçin e këmbës), ka disa mavijosje në kockë dhe ai vazhdon t’i nënshtrohet trajtimit në terrenin e stërvitjes. Ai pritet të bëjë kthimin e tij në janar.

Pablo Sarabia, kthimi në stërvitjen e plotë javën e ardhshme.

Mauro Icardi, rimëkëmbja pozitive pas një çështje të adductor. Ai do të kthehet në stërvitje në ditët në vijim.

Abdou Diallo, do të kthehet në stërvitje me skuadrën pas pushimit të dimrit.

Juan Bernat (lëndim nëgju), vazhdon punën e tij rehabilituese.