Kjo është deklarata e Ramadanit pas ndeshjes me Dritën!

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës me rezultat 1:1. Te dy golat u shënuan nga pika e bardhë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit. Besnik Krasniqi shënoj në minutën e 38-të nga penaltia, transmeton Indeksonline.
Ndërsa golin e barazimit dhe që vendosi edhe rezultatin final të këtij takimi e shënoi Gërbeshi nga pika e bardhë në minutën e 83’të duelit.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani ku tha se futbollistët e tij u angazhuan maksimalisht edhe pse nuk arritën te fitorja.
“Gjithmonë kur nuk arrijmë fitore, fajtorin e bëjmë vetveten. Faji është tek ne. Kur nuk realizon raste ndëshkohesh. Mendoj se kishim kontrollin e topit. Ndoshta në pjesën e dytë të ishim më të kujdesshëm. Drita besoj që e mori atë që deshi. Ishte angazhim maksimal. Patjetër çdo sulmues duhet humb raste, kur e fiton ndeshjen, ato harrohen.
“Duke i marr parasysh se është një afat i vështire për të gjetur futbollist cilësorë, ne duhet te jemi shume te kujdesshëm. Shpresoj qe nuk do te gaboj, atë përforcim qe do ta bëjmë, te jete ashtu siç duhet”, tha ai.