75 Mall Live Search
16:11 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / C E

Zymer Bytyqi largohet nga Viking, gati për një skuadër të re

Zymer Bytyqi ka njoftuar se ka përfunduar kontratën me skuadrën norvegjeze, Viking.

24 vjeçari do të largohet nga kjo skuadër pas pesë vitesh dhe thotë se së shpejti do të jetë te një skuadër e re, emrin e së cilës nuk e ka bërë të ditur.

Ky është njoftimi i futbollistit kosovar:

Faleminderit Viking, është koha për një aventurë të reKam kaluar pesë vite të mrekullueshme në këtë klub fantastik. Nga sot jam futbollist i lirë dhe si çdo e mirë që e ka një fundi, i erdhi fundi edhe aventurës time me Vikingun. I nderuar që kam bartur fanellën e kësaj skuadre dhe që kam zhvilluar mbi 200 ndeshje, por është koha për një aventurë të re. Faleminderit klubit, drejtuesve që kam pasur gjatë këtyre viteve, trajnerëve e bashkëlojtarëve. Mirupafshim. Tani është koha për një klub të ri dhe objektiva të reja. #ZB7