I hyn një femre në shtëpi dhe e ngacmon seksualisht, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që ai kishte hyrë në shtëpinë e një femre dhe e kishte ngacmuar atë seksualisht, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/