75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Tahiri: S’merremi me deklaratat e Vuçiqit, nga dialogu synojmë njohjen reciproke

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, tha se nga procesi i dialogut synojnë një proces që përfundon me njohje reciproke.

Ai këto komente i bërë si reagim ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cila tha se do të përfundojë mandatin e tij, pa njohje të Kosovës.

Por, Tahiri këto deklarata i quajti vazhdimësi të deklaratave të Vuçiqit për Kosovën.

“Ne s’merremi me të, por me qëndrimin politik të Kosovës. Si shtet kemi parimet tona në raport me Serbinë sa i përket dialogut dhe ruajtjen e marrëdhënieve me të gjitha shtetet posaçërisht me Amerikën. Ne kemi mekanizma të fort të kontrollit në parlament. Për ne përfundimi i dialogut është rrugë njëkahshe. Por synojmë një dialog, i cili ka njohje reciproke”, tha Tahiri në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

E lidhur me vendimet e Ekzekutivit, Tahiri përmendi miratimin e strategjisë kundër korrupsionit.

Ai tha se më këto vendime kanë bërë hapa në luftën kundër korrupsionit.

“Puna e prokurimit dhe tenderimit ka qenë dhe vazhdon të jetë problem. Janë disa masa që forcojnë rritjen e transparencës ku shumë institucione kanë probleme serioze që duhet të shtyhen përpara. Duhet të marrim veprime konkrete t’i dalim mbanë çështjes së korrupsionit”, tha Tahiri.