75 Mall Live Search
22:33 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Deputetja e PDK-së: Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë Hoti, duke shpallur votën e deputetit Etem Arifi të pavlefshme, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike të Kosovës.

Është deputetja, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka publikuar një shkrim në llogarinë FB, teksa ka thënë se shkuara e vendit në zgjedhje, është lajm i mirë.

Ky është postimi i plotë i saj:

Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme.

Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë.

Të kthehemi te populli e të shohim vlerësimin e tij. Le të merr secili faturën e veprimeve politike. Qytetarët tanë duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë për të ardhmen e tyre.