Tajvani konfirmon rastin e parë me Covid që nga prilli

Situata me Covid-19 vazhdon të jetë e rënduar në shumicën e shteteve evropiane e po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Derisa në shtetet aziatike aty edhe nga shpërthej së pari ky virus( në Kinë), ka pasur rënie të rasteve, bëhet e ditur se në Tajvan, këtë të martë u raportuar për rastin e parë me Covid që nga 12 prilli, transmeton IndeksOnline.
Siç shkruan The Guardian, në raportimin e ministrit të Shëndetësisë Chen Shih-chung personi i cili ka rezultuar pozitiv ishte infektuar nga një person, mik i tij i cili tashmë ishte konfirmuar me Covid.