Covid-19 i mori duart dhe këmbët, 58-vjeçarja ka një apel të fortë për të gjithë

Pasi u infektua me Covid-19 Caroline Coster nga Bedfordi humbi duart dhe këmbët e saj pasi gjendja shëndetësore u përkeqësua.
58-vjeçarja tregon se në muajin mars u infektua me koronavirusin dhe përfundoi në koma ku për pak sa nuk humbi jetën.
Ajo arriti të fitonte betejën me këtë virus dhe pse dëmi që iu shkaktua është i madh pasi përveç se humbi gjymtyrën e saj u detyrua të heqë dorë dhe nga puna e saj si mësuese.
Caroline u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kujdesen. Covidi-19 nuk është një shaka dhe se duhet marrë shumë seriozisht.

“Është një sëmundje serioze dhe nëse nuk është serioze për ju, mund të jetë serioze për personat më të moshuar dhe të afërmit tuaj, mamaja, apo gjyshja juaj.”

Caroline shton se jeta e saj tani është komplet ndryshe, por do përpiqet ta jetojë atë pasi është jeta e saj e dytë, raporton BBC-i.
“Jeta ime e parë ishte e mirë. Jeta ime e dytë do të jetë gjithashtu e mirë. Do të jetë ndryshe, por do të jetë e mirë”
