LDK dënon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla: Turp!

Gazetari kosovar, Valon Syla, është rrahur mesditën e sotme në qendër të Prishtinës.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, derisa IndeksOnline solli pamje edhe nga vendi i ngjarjes, ku shihej një person, duke sulmuar fizikisht Sylën.
E, këtë sulm e ka dënuar edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është sulm ndaj fjalës së lirë, turp!”, shkruan Gashi në FB./Indeksonline