Hitet e vitit 2020, këngëtarët që dhezën edhe në pandemi

Viti 2020 ka qenë më i vështiri edhe për këngëtarët. Pandemia ka ndikuar që koncertet të anuloheshin dhe sigurisht që edhe motivi për projekte ka qenë shumë i vogël.
Por, pandemia s’i ka lënë shenjë në karrierë edhe Ermal Fejzullahut. Ai ka arritur të ketë dy hite gjatë këtij viti në duet, duke qenë dy nga këngët më të pëlqyera të vitit. “Për një dashuri” kënga e kënduar bashkë me Butrint Imerin nisi kur filloi edhe pandemia, por që u pëlqye mjaft.
Kur të gjithë ankoheshin për koncerte, Ermali arriti që të krijonte një superhit.”Përjetësi” quhej projekti me Fifin që shpejt u shëndrrua në një këngë tejet të dëgjuar.
Dhurata me Azet-in ndezën me projektin “Fajet”, këngë e cila ishte mjaft e kërkuar.
“PP” quhet projekti që la gjurmë në këtë vit. Mozzik-u dhe Kida u përkujdesen për këtë këngë tejet të dëgjuar.
“Qe qe” ishte projekt i suksesshëm i Taynas këtë vit dhe ishte hit për një kohë.
Loredana pati telashe me gjyqin, por arriti të ndezte me hitin “Angst”.
X5 i Melindës dhe Gjikos, po ashtu ishte një nga hitet e këtij viti.