“Kurr ma mir ska ba”, sqarohet presidenti i Llapit për komentin ndaj Valon Sylës

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina është sqaruar në lidhje me komentin që ka shkruar në Facebook, në lidhje me sulmin e sotëm ndaj gazetarit Valon Syla.
“Kurr ma mir ska ba” komentoi Batatina në profilin e Milaim Zekës.
Në një prononcim për Indeskonline, Batatina thotë se ka qenë i mllefosur me ofendimet e Sylës ndaj diasporës.
“Nuk ka ba mirë ai që e ka sulmu, por kam shkruar ashtu sepse jam kanë i mllefosun me ofendimet që na ka bërë neve në diasporë, kjo është arsyeja që kam shkru ashtu” deklaroi Batatina.
/Indeksonline/
