75 Mall Live Search
23:27 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / C E

Pirlo fajëson vendimin e gjykatës, konteston edhe disa vendime

Një mbrëmje katastrofike për Andrea Pirlon dhe Juventusin.

Zonja Vjetër u mposht nga Fiorentina me rezultat 0-3 në ndeshjen e Serie A.

Andrea Pirlo ka folur pas ndeshjes duke fajësuar pak edhe vendimin e gjykatës për të hequr tri pikët e ndeshjes me Napolin.

Ajo që ndodhi pasdite nuk duhet të jetë alibi – thotë ai për Sky duke iu referuar vendimit për të luajtur ndeshjen me Napolin dhe hequr 3 pikët e fitores në tavolinë – ne hymë në fushë me qëndrim të gabuar. Kur hyn me kokën kështu, përballesh me figura të shëmtuara, përveç episodeve që kanë ndodhur. Për fat të keq, para Krishtlindjeve ndodh që të kemi kokën me pushime: nuk duhet ta kishim lejuar atë”, ka thënë trajneri i Juventusit.

Vendimet e arbitrit?Imazhet më duken të qarta. Përjashtimi i Cuadrado është i qartë, mund të ketë episode të tjera për ne por nuk dua të komentoj: të gjithë i shohin ato”, ka thënë Pirlo pas ndeshjes. /IndeksOnline/