Pezullohen linjat ajrore me Britaninë e Madhe

Bazuar në kompetencat e ti lidhur me masat antiCovid, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka miratuar sot vendimin për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja e infeksionit me Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.
Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetizolohen për 14 ditë në shtëpitë-banesat e tyre.
Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.
Për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi është në fuqi që nga sot.