75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Për marre, zëvëndësi i sherifit amerikan kryen marrëdhënie seksuale në orar të punës, e harron radiolidhjen ndezur!

Një zëvendës i sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë orarit të punës.

Për më keq, ai kishte harruar radiolidhjen e ndezur. Biseda dhe audio tani është në dorën e Departamentit të hetuesisë.

Femra dëgjohet duke tërhequr vërejtjen se radiolidhja mund të jetë ndezur, por polici nuk ka reaguar fare.

“Zëvëndësi i sherifit është shkarkuar menjëherë nga puna. Kemi hapur një hetim administrativ. Jemi duke bërë hetime dhe do marrim vendimin e ri në bazë të këtyre hetimeve”, thuhet në njoftimin e Departamentit të sherifit në LA./Indeksonline/