75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Shpërthen Ronaldo: Ajo çfarë bëm mbrëmë, është e pafalshme!

Cristiano Ronaldo është tejet i zhgënjyer me paraqitjen e mbrëmshme të Juventusit. Ylli portugez ka reaguar me një shkrim në Instagram duke e quajtur zhgënjyese disfatën ndaj Fiorentinës.

“Performanca e djeshme dhe rezultati është i papranueshëm. Gjithçka mund të ishte ajo, vetëm jo një ndeshje. Mbyllëm një vit speciale në aspekte të veçanta. Stadiume boshe, covid, shtyerje të ndeshjeve, orar i ngusht, por kjo nuk është justifikim. Ne jemi Juventus! Dhe ne nuk mund të pranojmë asgjë më pak se përsosmërinë në fushë!

Shpresoj që kjo pushim i shkurtër të na ndihmojë të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, sepse sezoni është ende larg nga përfundimi dhe në fund ne besojmë se mund të festojmë edhe një herë me tifozët tanë. Besoni në ne, besojini ekipit tonë aq sa ju besojmë juve dhe ne do ta arrijmë atë” ka shkruar Ronaldo në reagim./Indeksonline/