75 Mall Live Search
17:51 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / A. A

“Prishtina nuk do të shkojë në Barcelonë për turizëm”

Klubi më i mirë i vitit 2020 në Kosovë për Futsall është zgjedhur, FC Prishtina.

Këtë vit ‘bardhekaltërit’ u shpallën kampion dhe do ta përfaqësojnë vendin në Ligën e Kampionëve.

Kryetari i klubit, Fatos Dili theksojë se Prishtina është mini kombëtare e Kosovës.

“Ne do ta përfaqësojmë Kosovën në Ligën e Kampioënve, jemi një mini kombëtare. E falënderojmë FFK-në që na ka ndihmuar. Në dimër turizëm nuk ka dhe ne do të shkojmë në Barcelonë për ta përfaqësuar sa më mirë futbollin e Kosovës” theksoi Dili.

/Indeksonline/