75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / A. A

Armend Thaqi lojtari më i mirë në Superligë për vitin 2020

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi është zgjedhur lojtari më i mirë vitit 2020 në Superligë.

Këtë çmim e fitoi me votimin e gazëtarëve sportivë në Kosovë.

“Është një motiv për mua. Ka qenë një vit shumë i vështirë. Shpresoj që në vitin 2021 do të jetë edhe më i mirë për të gjithë neve” deklaroi Thaqi.

Në vitin 2020 Thaqi fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, pastaj në shtator u transferua te Ballkani.

/Indeksonline/