Milani ia ndal gëzimin Interit, e mposhtë Lazion e del i pari!

Tashmë, ka përfunduar takimi ndërmjet Milanit dhe Lazios, duel ky në kuadër të xhiros së 14’të në Serie A.
Milan e ka fituar derbin ndaj Lazios në minutat e fundit të takimit me rezultatin final në 3:2, shkruan IndeksOnline
Golat për Milanin i shënuan, Rebic (10’), Calhanoglu (15’) dhe në fund Hernandez (90+2) e për Lazion, realizuan Alberto (28’) dhe Immobile (59’).
Kështu, me këtë fitore Milani prapë merr kreun e tabelës me një pikë më shumë se Interi që ka 33.
Ndërsa, Lazio qëndron në pozitën e 8’ttë me 21 pikë.