Mustafa për vdekjen e Gashit: Humbje e madhe për familjen, LDK-në e Pejën

Sot ka vdekur Nezir Gashi, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur i pari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai tha se vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen por edhe për të gjithë miqtë, Komunën e Pejës dhe LDK-në.
Postimi:
Sot, në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta bashkëpunëtorit tonë dhe veprimtarit të palodhshëm të LDK-së, Nezir Gashi.
Veprimtarin Nezir Gashi do ta kujtojmë çdo herë si atdhetar, intelektual, njeri të urtë e punëtor që tërë jetën ia kushtoi kauzës tonë për liri dhe pavarësi.
Vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen por edhe për të gjithë miqtë, Komunën e Pejës dhe LDK-në.
Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës.IM