75 Mall Live Search
20:29 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / A. A

Ekskluzive: ‘Profa’, kontratë 24 mijë euro për 6 muaj

Bylbyl Sokoli ditë më parë u zyrtarizua trajner i Gjilanit. Kjo është hera e dytë që ‘Profa’ do të udhëheq këtë skuadër, pasi edhe në vitin 2015 kishte qëndruar disa muaj në postin e kryetrajnerit.

Kësaj radhe, burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Sokoli ka nënshkruar kontratë 6 mujore me Gjilanin me mundësi vazhdimi.

Gjatë kësaj periudhe 62 vjeçari do të paguhet nga 4 mijë euro në muaj, duke u bërë njëri nga 4 trajnerët më të paguar në Superligë.

Ndryshe, Sokoli e nisi shumë mirë aventurën me Gjilanin duke fituar dy ndeshjet e para ndaj Kekut dhe Ballkanit, duke shënuar 9 gola pa pranuar asnjë.

/Indeksonline/