75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / A. A

Vëllezërit Batatina gjatë këtij viti shpenzuan gati një million euro te Llapi

Pandemia Covid-19 ka ndikuar mjaft në ekonominë e klubeve kosovare. Disa ekipe kanë liruar futbollistët e shtrenjtë, duke mos pasur mundësi t’i paguajnë.

Megjithatë kjo nuk ka ndodhur me Llapin, ngase gjatë vitit 2020 ekipi nga Podujeva shpenzoi afërsisht një milion euro.

“Ky është viti i 7-të që jemi te Llapi dhe asnjëherë më parë nuk kemi shpenzuar më tepër. Mbi 900 mijë euro janë harxhimet e ekipit tonë gjatë vitit 2020” deklaroi presidenti Beqir Batatina për Indeksonline.

Edicionin vjeshtor të Superligës, Llapi e mbylli në vendin e 8-të me 20 pikë. Drejtuesit e klubit nuk e mendojnë largimin nga elita e futbollit kosovar.

Trajneri Tahir Batatina ditë më parë kishte deklaruar se Llapi mund të përfundojë sezonin në vendin e dytë, për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

/Indeksonline/