75 Mall Live Search
16:36 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / Blerim

EKSKLUZIVE: Orges Shehi flet për takimin me “Cimën” e Ballkanit, tregon se a është arritur marrëveshja e madhe

Ditë më parë klubi i Ballkanit e ka shkarkuar trajnerin e tyre, Ismet Munishin.

Munishi, i cili ishte pjesë e Ballkanit për një vit e gjysmë, ka ndarë rrugët në mënyrë të dyanshme me klubin nga Suhareka, shkruan IndeksOnline

E tashmë, kryesia e klubit të Ballkanit me presidentin, Arsim Kabashi janë në kërkim të një trajneri të ri, ku si kandidat potencial për të drejtuar skuadrën e “Xhebrailave” është trajneri i njohur shqiptar, Orges Sheshi.

IndeksOnline ka biseduar pikërisht me trajnerin, Shehi, ku tha se në takimin me presidentin e Ballkanit ata kishin ide të njëjta.

“Po, jam takuar dje, kemi biseduar për rreth tre orë ku kemi lënë edhe një takim. Mënyra se si e perceptonim futbollin, kishim ide të njëjta”, tha Fillimisht Shehi

“Ne gjithashtu perceptonim raportet e trajnerit me presidentin dhe ide se si mund ta zhvillojmë klubin. Presidenti me duket njeri pozitiv dhe me ide bashkëkohorë dhe që do të ngritë Ballkanin në nivelin më të larta”, tha tekniku shqiptar.

Kujtojmë se në të kaluarën, Shehi drejtonte Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar.