Petkovic i reagon ministres Meliza Haradinaj-Stublla: Pohimet e saj janë absurde, Beogradi nuk i frikësohet dialogut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për ‘Kosovë e Metohi’, Petar Petkovic, i reagoi ministres kosovare Haradinaj – Stublla për deklaratën e saj se Serbia po vet përjashtohet nga dialogu. Sipas tij Serbia është e vendosur për dialog dhe është pala kosovare që i shmanget marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Petkovic në njoftimin për publik kishte porosinë se vlerësimi i Ministres në detyrë të Punë të Jashtme Meliza Haradiinaj- Stublla s Beogradi “i trembet dialogut” është absurde, pasi, pala serbe as nuk është deklaruar e as nuk ka vepruar si pengesë e dialogut, sipas tij, shkruan Gazeta Metro.
“Shumë herë, për dallim prej Prishtinës, kemi konfirmuar besueshmërinë tonë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Dialogu Beograd-Prishtinë me vite tani është peng i krizave politike në Prishtinë, veprimeve të njëanshme anti civilizuese të krerëve të politikës të shqiptarëve, si dhe faktit se Prishtina nuk përmbush obligimet për të cilat është zotuar në procesin e dialogut” ka thënë Petkovic.
Petkovic përmendi edhe një herë çështjen e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që sipas tij autoritetet në Kosovë me metoda para ligjore e shmang themelimin e tij.
Ai shtoi edhe të zakonshmen ankesë për provokime të panevojshme që gjoja pala kosovare i kryen që prishin e atmosferën e dialogut.