Pamje nga aksidenti i rëndë në Vranidoll, ku u lënduan 7 persona

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, saktësisht në Vranidoll, ku ka ndodhur një aksident në mes 4 veturave.
Si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë marrë lëndime trupore.
Në fotografi shihet se në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca duke u dhënë ndihmën mjekësore të lënduarve.
Ndërsa nga Policia bënë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në Vranidoll ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti./IndeksOnline/



