Mbrojtësi i Ulpianës tregon planet për të ardhmen e tij!

Ardian Musliu po kalon formë të mirë te klubi i Ulpianës së Lipjanit që zhvillon garat në Ligën e Parë të Kosovës.
Mbrojtësi kosovar, ka treguar seriozitet të lartë me klubin aktual, ku edhe po e mendon qëndrimin aty, shkruan IndeksOnline
Ulpiana aktualisht ndodhet në vendin e dytë në grupin B’ të tabelës në Ligën e Parë, ku ka grumbulluar plotë 23 pikë.
Musliu thotë se ka oferta, por që aktualisht është duke respektuar klubin dhe kryesinë e Ulpianës.
Kujtojmë se mbrojtësi më herët ishte pjesë e Kekut dhe Llapit.