75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Tri gazeta të njohura kritikojnë Djokovicin, nderon me një foto ish-gjeneralin që kryente spastrim etnik

Novak Gjokoviqi ka marrë kritika të mëdha nga tri media të njohura të tri shteteve të ndryshme. Ai është fotografuar i buzëqeshur me një dhuratë që ka markën e ish-gjeneralit të luftës, Drazha Mihajloviq.

Ai njihej si udhëheqës çetnik në Luftën e Dytë Botërore, për çka më pas edhe ishte ekzekutuar.

Gazeta boshnjake “Klix” ka reaguar ashpër për këtë foto.

“Me një foto ai shkatërron gjithçka që ka ndërtuar gjatë viteve. Reputacioni i tij tani është dëmtuar përgjithmonë. Personi që mban në foto është përgjegjës për 50 mijë jetë të humbura”, shkruan “Klix” i Bosnjës.

Edhe Indeksi kroat ka kritikuar tenistin serb. Sipas Index.Hr është e paimagjinueshme se si një sportist personifikohet me një kriminel, që ka vrarë mijëra kroatë e myslimanë.

Edhe gazeta zvicëriane “20 Minuten” ka kritikuar fotografinë e Gjokoviqit duke thënë se rreshtohet krah një gjenerali të diskutueshëm të luftës./Indeksonline/