75 Mall Live Search
21:59 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Aksion në Gjakovë, Policia e Inspektoriati në aksion, Zemaj zotohet se s’do ndalet me ritëm

U grumbulluan, duke pirë e argëtuar, por që kjo festë nuk iu zgjati shumë.

Dhjetëra të ri, u mblodhën sonte në pjesën e njohur si Qarshia në qytetin e Gjakovës, ku ndodhën edhe kafene të ndryshme.

Por, Policia dhe Inspektoriati u vu në aksion, duke larguar turmën.

IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa momentalisht shihet kjo pjesë thuajse krejtësisht e zbrazët.

Kujtojmë që Gjakova është në Zonën e Verdhë dhe liria e lëvizjes është deri në orën 20:00 ashtu si edhe në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Teksa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është zotuar se pavarësisht fatit të Qeverisë dhe jetëgjatësisë, ai deri në fund s’do të ndalet me punë e detyra për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve./Indeksonline