Zyrtare: PSG e shkarkon trajnerin, Thomas Tuchel

Tashmë edhe zyrtarisht, Thomas Tucheli nuk është më trajner i PSG-së.
Gjermani e udhëhoqi klubin francez në 127 ndeshje dhe arriti 95 fitore, 12 barazime dhe 20 humbje, transmeton Indeksonline.
Me Tuchelin në në krye, skuadra gjermane arriti të shkonte për herë të parë në një finale të Ligës së Kampionëve.
“Unë do të doja të falënderoja Thomas Tuchelin dhe stafin e tij për gjithçka që sollën në klub”, ka thënë Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së.
Rolin e trajnerit te PSG-ja pritet ta marr Mauricio Pochettino./Indeksonline/