75 Mall Live Search
10:32 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Eden Hazard spektakël në stërvitje, shënon super gol me “Rabona”

Futbollisti belg, Eden Hazard nuk po mund të dhurojë spektakël në fushë me fanellën e Real Madridit, por në stërvitje ai po arrin të shënojë supergola.

Hazardi në stërvitjen e fundit të Real Madridit arriti të shënote supergol me stilin e quajtur “Rabona”, transmeton Indeksonline.

Belgu duket se është i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës kundër Elchesë.

Lëndimet e shpeshta nuk e kanë lejuar Hazardin që të tregonte cilësitë e tij te skuadra spanjolle./Indeksonline/