12 persona të lënduar nga shpërthimi në objektin afarist

Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi).
IndeksOnline ka raportuar pak më parë rreth këtij rasti, duke sjell edhe pamje, ndërsa incidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat e deritashme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, ndëras ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si edhe të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim në vendin e ngjarjes, të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar: