Shpërthimi në Graçanicë/ Flet doktori përgjegjës, tregon moshën dhe gjendjen e 12 pacientëve të shtrirë në QKUK

Doktori përgjegjës i ndërrimit në QKUK, Ejup Govori, ka folur për gjendjen e 12 pacientëve të shtrirë në QKUK, pas një shpërthimi që ndodhi sot rreth orës 12:00, në fshatin Preoc të Graçanicës.
“Rreth orës 12:45 janë sjell 12 pacientë, 7 prej tyre me lëndime me djegje, kryesisht djegjet janë në fytyrë dhe shuplaka, djegjet janë relativisht të shkallës së lartë, shkallës së dytë dhe të tretë. Mirëpo sipërfaqet janë të vogla, mirëpo nuk kanë përfshirë pjesë të mëdha të trupit”, ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.
“Për shkak të djegjës së lartë, pacientët pranohen në kirurgjinë plastike, ata momentalisht janë duke u trajtuar nga kirurgët plastikë me konsultim me ta, më thanë që të gjithë pranohen për shkak të shkallës së lartë të djegjës, sidomos kur djegja është në fytyrë, ajo është shumë më serioze. 3 raste i kemi me lëndime të kokës, nuk janë lëndime të rënda, disa me lëndime të gishtërinjëve, dhe një në shpinë. Të gjitha këto janë lëndime të lehta, por u janë shkaktuar lëndime duke ikur nga vendi i ngjarjes. Janë të moshave kryesisht të reja, një është 2001, një 1993, një 1984, 1997, kryesisht mosha të reja”, ka thënë ai. /IndeksOnline/