Katastrofë për Coutinhon, lëndoi gjurin dhe mungon së paku 4 muaj

Philippe Coutinho vazhdon të mos bëhet rehat me lëndime.
Braziliani të martën u inkuadrua në pjesën e dytë kundër Eibarit, por nuk e përfundoi ndeshjen për shkak të lëndimit në gjurin e këmbës.
Barcelona ka njoftuar se 28-vjeçari ka lënduar meniskun e gjurit të majtë dhe ende nuk dihet koha e saktë sa do të mungojë, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, dëmtime të tilla janë serioze dhe rikuperimi zgjatë me muaj. Sipas mediave spanjolle, Coutinho mund të jetë jashtë fushës së paku 4 muaj.
/Indeksonline/