75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për krim brenda familjes

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Tiranë.

Dyshohet se djali ka plagosur nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në rrugën “Astrit Dushi”.

Autori mësohet se është larguar menjëherë nga ngjarja, ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje të tillë.

Sakaq e plagosura është dërguar menjëherë në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.