75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / B O

Një polici si e Kosovës, vazhdon të jetë shembull në rrugë

Sot gjatë ditës në rrugët e Prishtinës, më saktësisht në lagjen “Dardania”, policët janë parë duke i ndihmuar një qytetari teksa kishte vështirësi të kalonte rrugën.

Në videon e siguruar nga IndeksOnlinen, shihen pjesëtarët e policisë teksa ndalin për një moment një makinë, derisa qytetari me aftësi të kufizuar të kalonte rrugën.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që policia tregon një shembull kaq të mirë. Vlen të ceket madje se policët gjatë këtij viti punuan edhe mbi 12 orë gjatë pandemisë, vetëm për të krijuar siguri për qytetarët e Kosovës.