75 Mall Live Search
22:20 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / C E

Dortmund kërkon një “Sancho” te Akademia e Cityt, por duhen 10 mln euro

Borussia Dortmund zbarkon sërish te Manchester City, aty ku tenton të blejë një nga lojtarët e akademisë.

Një objektiv si dikur me Jaydon Sancho. Bëhet fjalë për holandezin Jayden Braaf, 18-vjeçari që luan në krahun e majtë të sulmit. Lajmin e ka publikuar nga “Bild+”.

Manchester City kërkon për kartonin e lojtarit të akademisë 8 deri në 10 milion euro.

Anglezët nuk heqin dorë përfundimisht nga lojtari, pasi kërkojnë që të përfshijnë në marrëveshje edhe një klauzolë për riblerjen e tij në të ardhmen.