Digjet një veturë në rrugën Klinë-Pejë, ka të lënduar

Pak minuta më parë një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Klinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Nga aksidenti një veturë e cila fillimisht është rrokullisur është përfshirë nga zjarri, ndërsa kalimtarët e rastit bënë të ditur për IndeksOnlinen, se ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe policia.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar…
(E plotësuar) I kontaktuar nga IndeksOnline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ka të lënduar e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12 e 19 minuta policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc. Në aksident janë të përfshira dy automjete, një kombi i cili 50 për qind ishte përfshirë nga zjarri dhe vetura e cila krejtësisht ishte përfshirë nga zjarri. Persona të lënduar janë në drejtim të spitalit, po presim informacione.
Pamje: