75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Konfirmohet nga QKUK-ja, 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka vdekur një 19 vjeçare nga Mitrovica dhe një 31 vjeçar nga Prizrenit për shkak të virusit COVID-19.

19 vjeçarja është Nazlije Shefiri nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë e vëshkave, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

Ndërsa se ajo ishte e prekur me Covid 19. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, QKUK.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.