75 Mall Live Search
22:27 / E Hënë, 04 Janar 2021 / Blerim

Policia ua “prishi” disponimin dhe u shqiptoj 57 dënime qejflive dhe pronarit të lokalit “Lozana”, në Lipjan

IndeksOnline ka raportuar pak më parë rreth aksionit të sontëm të Policisë së Kosovës që mori në lokalin (kafe e rakisë) “Lozana” në Lipjan.

Aksion ky që erdhi pas atij “Princesha Palace”, për thyerjen e masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria.

Burime të IndeksOnline mësojnë, se në aksionin që u bë sonte në lokalin ku po mbahej muzikë live, u shqiptuan 57 gjoba, ndërsa një iu dha pronarit nga Inspektorët.

Me këto dënime ka përfunduar aksioni i suksesshëm i njësiteve të policisë.